Zelensky: Agresioni i Rusisë synon të gjithë Evropën

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se agresioni i Rusisë nuk është i kufizuar vetëm në Ukrainë dhe se e gjithë Evropa është një objektiv.

Në fjalimin e tij të vonë të natës të shtunën, ai tha se përdorimi i forcës nga Rusia ishte një “katastrofë që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë”.

“Detyra e koalicionit tonë anti-luftë është e qartë. T’i japë fund kësaj lufte të nisur nga Rusia, sa më shpejt që është e mundur. Për të liruar tokën tonë nga pushtuesit dhe për të garantuar sigurinë e Ukrainës dhe rrjedhimisht, edhe sigurinë e demokracisë dhe lirinë e kombeve të Evropës Lindore.

Është detyrë morale e të gjitha demokracive, të gjitha forcave evropiane, që të mbështesin dëshiren e Ukrainës për paqe. Kjo në fast është strategji mbrojtëse për secilin shtet të civilizuar.

Rusia duhet vënë nën presion sa më shumë të jetë e mundur, për të rivënë paqën dhe sigurinë sa më shumë. Për të rivënë fuqinë e ligjit ndërkombëtar sa më shpejt të jetë e mundur, dhe për të parandaluar një katastrofë që po shkaktohet nga aplikimi i ligjit të forcës. Katastrofa që në mënyrë të pashmangshme do t’i godasë të gjithë.

Sepse agresioni rus nuk ka për qëllim të ndalet vetëm në Ukrainë, për të shkatërruar vetëm lirinë dhe jetët tona. I gjithë projekti evropian është një shënjestër për Rusinë” ka thënë Zelensky.