Nën urdhrin e shefit, kryetarët e komunave të udhëhequr nga LVV kërkojnë që mësimi të fillojë nesër

Kryetarët e katër komunave të udhëhequr nga Lëvizja Vetëvendosje, vazhdojnë t’i binden shefit të tyre, Albin Kurti.

Alban Hyseni, Shpejtim Bulliqi, Qemajl Aliu dhe Kadri Rahimaj sot janë mbledhur në Gjilan.

Qëllimi i të gjithë këtyre ishte t’i tregonin publikisht shefit të tyre, Albin Kurti se i binden urdhrave të tij.

Pas takimit që kishin së bashku, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, kreu i Gjilanit, Alban Hyseni ka bërë të ditur se ky takim kishte për qëllim ndërprejen e grevës nga mësimdhënësit, shkruan Demokracia.com.

Madje ai i bëri thirrje prindërve që nesër t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkollë dhe të fillojë mësimi.

Gjatë ditës kreu i Podujevës, Shpejtim Bulliqi dhe ai i Shtimes, Qemajl Aliu së bashku me drejtorët e drejtorive të arsimit kanë thirrur në takim drejtorët e shkollave dhe qëllimi kryesor ka qenë ndërprerja e grevës nga ana e mësimdhënësve, përkatësisht për t’i bërë presion mësimdhënësve që ta ndërpresin grevën.

Postimi i plotë i plotë i Hysenit, pa ndërhyrje:

Në konferencën e sotme në Gjilan, bashkë me kryetarin e Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, kryetarin e Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu dhe kryetarin e Komunës së Kamenicës, Kadri Rahimaj shprehëm shqetësimet tona për mosfillimin e vitit të ri shkollor.

Nga kjo konferencë u bëmë thirrje të gjithë përgjegjësve që nga nesër fëmijëve t’iu mundësohet mësimi.

Bëjmë thirrje për prindërit që t’i dërgojnë fëmijët e tyre në shkolla dhe apelojmë tek mësimdhënësit që të jenë pjesë e procesit mësimor.

Gjithashtu Qeveria e Kosovës është përkujdesur për pakon e masave mbështetëse për të gjithë pa dallim, për përballje me inflacionin të cilin po e kalojmë si shoqëri e vend.