Nëna denoncon në polici: Vajza 12 vjeçe është zhdukur, më ndihmoni

Një 12-vjeçare është zhdukur në Durrës që prej ditës së djeshme. “BalkanWeb” raporton se vajza, nxënëse në klasën e pestë nuk është kthyer në shtëpi prej ditës së djeshme. Prindërit kanë bërë denoncim në polici dhe kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me persona të tjerë.
Po kështu edhe Policia e Durrësit ka dhënë informacione për 12-vjeçaren duke treguar foton e saj si dhe karakteristika që mund të ndihmojnë për gjetjen e saj.

Njoftimi i Policisë
Më datë 08.03.2019, në Komisariatin e Policisë Durrës ka bërë kallëzim shtetasja D.Ll., pasi i është larguar nga banesa (rreth orës 13:30 ,të datës 08.03.2019) vajza e mitur me iniciale L.Ll., 12 vjeçe.
Sipas deklarimeve të familjarëve shtetësia e humbur është rreth 125 cm e gjatë, me flokë të gjata ngjyrë gështenjë dhe ka të veshur një xhup ngjyrë gri të shkurtër, streçe ngjyrë gri dhe atlete ngjyrë të kuqe dhe gri.
Shërbimet e Policisë janë angazhuar maksimalisht dhe po vijojnë kërkimet për gjetjen e saj.
Drejtoria Vendore e Policisë Durrës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve që për çdo informacion që mund të disponojnë të telefonojë në numrin pa pagesë 112 ose 129.