Gucati i reagon deputetes Kollçaku

Kryetari i OVL UÇK-së, Hysni Gucati i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje Fatmire Kollçaku, e cila ka thënë se Kryeministri i tashëm i Kosovës në përballje me Serbinë është më i fortë sepse “nuk ka dosje kriminale të UÇK-së”, shkruan Fokusi.info.

Përmes një postimi në Facebook, Gucati ka thënë se është mëkat i madh kur edhe sot ka njerëz të tillë që mundohen ta njollosin luftën e drejt të UÇK-së.

Postimi i plotë:

Është një mëkat i madh kur edhe sot ka njerëz të tillë që mundohen ta njollosin luftën e drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Nëse këta njerëz mendojnë që UÇK-ja ka kryer krime le të bëhen dëshmitarë nëpër gjygje kunder luftëtarëve të cilët sollën lirinë, fal luftës së UÇK-së që solli pavarësinë e Kosovës sot ne kemi shtetin dhe institutcionet tona si parlamentin e Kosovës ku deputetja në fjalë Fatmire Mulhaxha -Kollçaku, Zonja e cila ka siguruar një ulse në kuvendin e Kosovës dhe subjekti i saj partiak që gjenden në krye të shtetit mos të mendojnë se do munden të ofendojne, shajnë dhe ta njollosin luftën e drejt të UÇK-së, mos të mendojn se historia e Kosoves ka filluar me ta.

Të gjithë ne jemi krenar me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, ishte pjesa me e mirë e historisë së Kosoves lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Si përfaqësues i Organizates së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i bëj thirrje Fatmires që t’i mbledh dosjet për krimet e UÇK-së nëse posedon, dhe t’i dorzojë në Gjykatë!