Nëna e dërgon pa shenja jete foshnjën e saj në spital

Një grua në Mitrovicë e ka dërguar pa shenja jete foshnjën e saj në spital. Rasti është raportuar nga spitali, derisa policia po herton për ‘vdekje të dyshimtë’.

Mitrovicë, 01.09.2021 – 08:22. Nga Spitali i Mitrovicës është raportuar se ankuesja femër kosovar ka sjell pa shenja jete foshnjën e saj të gjinisë femërore. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, thuhet në raportin e policisë./Fokusi.info/