Nëntë prona të Postës janë të uzurpuara nga Serbia

Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjëtër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro.

Edhe pse janë të ngjitura njëra me tjetrën, Telekomi i Kosovës i detyrohet ndërmarrjes tjëtër publike, Postës së Kosovës mbi 1 milion euro.

Megjithatë borxhe të tilla duket  se mund të  kanë ndikuar që Posta e Kosovës të mos jetë aq mirë financiarisht.

Kjo sipas një raporti financiar që ka nxjerrë Zyra Kombëtare e Auditimit.

Detaje të këtij raporti jep Arvita Zylferi udhëheqëse e Divizionit për Auditimin e Ndërmarrjeve Publike.

Një nga gjetjet kryesore  është  se nëntë prona të Postës së Kosovës janë të uzurpuara nga operatori publik postar i Serbisë.

Të njëjtat nuk mund të shfrytëzohen nga Posta e Kosovës.

Por të gjeturat e këtij raporti ish-Kryeshefi i kësaj ndërmarrje Xhevdet Smakiqi i quan historike.

Smakiqi thotë se në këtë ndërrmarrje  është punuar dhe ka pasur përmirësim financiar.

Së fundmi, Bordi i ri i Postës ka emër kryeshefin e ri të kësaj ndërmarrje.