Arrestohet personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares

Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar edhe personi i pestë i dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares.

Sipas Policisë, ai është duke u intervistuar në stacion.

“Si rezultat i punës, angazhimeve dhe hetimeve intensive nga Policia e Kosovës, tani edhe personi i pestë i dyshuar i cili ka qenë në kërkim policorë është duke intervistuar nga hetimet rajonale të DRP Prishtinë”, njofton Policia.

Tutje bëhet e ditur se veprimet e mëtutjeshme ndaj të dyshuarit do të ndërmerren në bashkëpunim me organet e drejtësisë.

“Të gjitha veprimet e mëtejme policore lidhur me të dyshuarin i cili dyshohet se është i përfshirë në rastin “dhunim” të ndodhur në Prishtinë, do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë”, përfundon njoftimi.