Nëntë të vdekur dhe 394 raste të reja me Covid-19 në RMV 

Në Maqedoninë e Veriut nëntë persona kanë humbur jetën nga Covid-19. Të dhënat janë bërë publike nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, e cila thotë se nga 2236 teste të kryera, 394 prej tyre janë konfirmuar pozitivë.

Pacientët, që kanë ndërruar jetë janë të moshave nga 57-87 vjeç. Autoritetet thonë se gjysma e rasteve të reja të infektuara nga Covid-19 janë nga kryeqyteti.

Gjithashtu listës së të shëruarve i janë shtuar edhe 387 persona të tjerë, duke e çuar në total numrin e të shëruarve në 80 008, që nga fillimi i pandemisë.

Për shkak të Covid-19 deri tani kanë humbur jetën 2821 persona në Maqedoninë e Veriut, shumica me sëmundje bashkëshoqëruese.

Ministria e Shëndetësisë kërkon nga qytetarët të tregojnë kujdes, të zbatojnë masat dhe të ndjekin udhëzimet e publikuara nga autoritetet shëndetësore.

nKëtë të mërkurë vendi fqinj konfirmoi rastin e parë të variantit britanik të Covid-19 në RMV.

Gjatë analizës së testeve pozitive të janarit në klinikën private “Zhan Mitrev”, testi i njërit prej pacientëve ka rezultuar me karakteristikat e variantit britanik.