Nëntë viktima dhe 162 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 778 teste, ndërsa janë regjistruar 162 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve: Shkup-92, Kumanovë-3, Dibër-5, Shtip-1, Prilep-2, Tetovë-32, Strugë-3, Ohër-4, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Strumicë-1, Kriva Pallankë-1, Sveti Nikollë-1, Resnje-14.

Sot, Instituti i Shëndetit Publik regjistron 5 pacientë të shëruar nga: Shkupi 2, Prilep-2 dhe Tetovë-1.

Nëntë persona kanë ndërruar jetë, tre nga Shkupi, një nga Prilepi, dy nga Tetova, një nga Struga, një nga Velesi dhe një nga Gostivari.

Numri i përgjithshëm i të diagnostikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 4.057 persona.