Nëntë viktima dhe 195 raste të reja me COVID në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit

Nëntë qytetarë kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, 195 qytetarë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus, nga 2 mijë e 569 testime të kryera, shifër kjo më e ulët se ditët e mëparshme.

Viktimat, sipas kësaj ministrie janë një 46-vjeçar nga Durrësi, një 48-vjeçar nga Mirdita, dy qytetarë nga Tirana të moshave 58 dhe 78 vjeç, dy të tjerë nga Vlora 66 dhe 80 vjeç, një 69-vjeçar nga Saranda, një 73-vjeçar nga Korça dhe një 82-vjeçar nga Kruja/ Top Channel.