Nëntë viktima dhe 445 raste të reja me coronavirus në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.441 teste, ndërsa janë regjistruar 445 raste të reja me COVID-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-249, Kumanovë-12, Shtip-13, Prilep-25, Tetovë-16, Strugë-7, Veles-7, Manastir-14, Ohër-12, Kavadar-3, Gostivar-12, Gjevgjeli-2, Strumicë-36, Kriva Pallankë-5, Radovish-7, Koçan-6, Probishtip-1, Berovë-2, Vinicë -3, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-4, Kërçovë-6, Resnjë-1.

Instituti për Shëndet Publik sot regjistron 194 pacientë të shëruar nga coronavirusi.

Nëntë persona vdiqën në kushte spitalore, dy pacientë nga Shkupi (72 dhe 62), një nga Kumanova (66), dy nga Struga (58 dhe 65), një nga Strumica (80), një nga Kriva Pallanka (83), nga Probishtipi (60) dhe një pacient nga Sveti Nikolla (65).

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 21.636.