Nëse Vjosa nuk pranon ta udhëheqë seancën, Nagavci thote se as ajo s’do ta udhëheqë

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, u deklarua se partia që ajo përfaqëson nuk do të bëjë veprime të dhunshme sot gjatë krijimit të Qeverisë së re.

Nagavci u shpreh se këtë seancë nuk do ta udhëheqë ajo nëse Osmani nuk pranon ta drejtojë atë.

“Kjo seancë është seancë e turpit, jam e gëzuar që Osmani nuk do të bëhet pjesë e këtij turpi. Unë nuk do ta udhëheq seancën nëse nuk e udhëheq Osmani”, deklaroi ajo.

Ndërkaq, ajo u shpreh se qytetarët kërkojnë zgjedhje të reja.

“Më 3 shkurt u votua “Qeveria e shpresës”, pse të krijohet një Qeveri e re? Kundërshtimin e kësaj qeverie e japin qytetarët çdo ditë, kërkesa e tyre është për zgjedhje të reja”, tha Nagavci.