Nesër derbi i Ligës së Parë, Vushtrria-Ballkani

0
936
Nesër zhvillohet derbi i javës së 29-të  të Ligës së Parë në futboll, Vushtrria-Ballkani.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Ferki Aliu” në Vushtrri dhe fillon në ora 16:00.
Me fitorën eventuale të ekipit vushtrrias, diferenca do të ngushtohej vetëm një pikë. Kështu që, djelmoshat nga Vushtrria presin vetëm fitore në këtë takim
Vlen të ceket se janë tri skuadra (Ballkani, KEK-u dhe Vushtrria) që po luftojnë për dy vendet e para që hyjnë direkt në Superligë, kurse vendi i tretë luan në barazh (play off).
Ndërkaq, KEK-u në kë xhiro luan si mysafir kundër Fushë Kosovës.

Në xhiron e 30-të dhe të fundit, Vushtrria luan mysafir kundër Kosovës së Prishtinës, Ballkani luan si vendas kundër Trepçës, kurse KEK-u luan si vendas kundër Ramiz-Sadikut.

Ja kjo është tabela e renditjes: