Lista e deputetëve të AAK-së, votat e diasporës dhe me kusht do të jenë përcaktuese

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ende s’e ka mësuar numrin e saktë të deputetëve në legjislaturën e ardhshme dhe emrat e tyre.

Ramush e Daut Haradinaj kanë siguruar numër të madh votash dhe bëjnë diferencën në krahasim me kandidatët e tjerë.

Bazuar në numërimet e shumicës së vendvotimeve, Time Kadriaj është gruaja më e votuar në AAK dhe nuk do ta ketë problem futjen në Kuvend. Bekë Berisha poashtu është lart në listë dhe bazuar në rënditjen aktuale, është i treti në listën e më të votuarve.

Albena Reshitaj është deputetja tjetër e AAK-së që në votat e numërurara deri më tani, ka siguruar mandatin e radhës për deputete. Besnik Tahiri me shumë gjasa do të jetë për herë të parë deputet në Kuvendin e Kosovës.

Mbi 6200 vota ka siguruar zëvëndëskryeministri në detyrë i Qeverisë së Kosovës në listën e siguruar nga Indeksonline. Afër qëllimit për të siguruar vende në parlament janë edhe Pal Lekaj e Shemsedin Dreshaj që zënë pozitat të larta në mesin e më të votuarve të AAK-së.

Votat me kusht dhe ato me diasporë pritet të nxjerrin deputetët e ri të kësaj partie. Lahi Brahimaj, Arbër Tolaj, Gazmend Syla e Shkumbin Demaliaj janë tre nga pretendentët për të siguruar ulëse.

Në rast se AAK do të ketë tri deputete gra, gara do të jetë mes Florentina Gjergjaj dhe Albana Bytyqit që kanë diferencë të vogël votash dhe rezultatet e votave me kusht dhe ato të diasporës do të jenë përcaktuese për fatin e tyre.