Nesër hapet Pishina e Gërmisë, çmimet e hyrjes janë këto

Nesër, me 11 qershor, do të hapet për qytetarët Pishina e Gërmisë në Prishtinë.

Pishina e Gërmisë tashmë ka dy muaj që ka filluar përgatitjet për sezonin veror të këtij viti që qytetarët e Prishtinës dhe gjithë Kosovës t’i mirëpresë sa më mirë dhe të kalojnë momente të mira.

Këtë vit është rritur siguria me vendosjen e kamerave të reja. Janë bërë disa instalime të ujëmbledhësve për ta siguruar ujin, që mos të përzihet me ujërat atmosferike, dhe janë realizuar edhe disa ndërhyrje në amfiteatrin e Pishinës së Gërmisë, shkruan arbresh.info.

Mirlinda Sopi Krasniqi, kryeshefe ekzekutive në ndërmarrjen publike lokale “Sport Marketing”, ka thënë se muaji prill edhe maj tradicionalisht në Pishinën e Gërmisë janë muajt të fazës përgatitore kur pishina përgatitet për pranimin e qytetarëve të Prishtinës dhe gjithë Kosovës.

Kryeshefja ekzekutive e ndërmarrjes publike “Sport Marketing”, Mirlinda Sopi Krasniqi, tha se çmimi për hyrje në pishinë është i njëjtë me atë të vitit të kaluar.

“Çmimi për hyrje në biletë s’do të ndryshojë. 3 euro është bileta gjatë vikendit për të rriturit. Nuk mund të shtyhemi me pishina private sepse jemi ndërmarrje publike, por do të vazhdojmë të mbajmë cilësinë më të mirë të ujit në rajon. Çmimet janë më të ulëtat në treg. 2 euro nga e hëna në të premten për të rriturit, 1 euro për të vegjlit, për fëmijët nën moshën 7 vjeçare është pa pagesë”, ka thënë ajo.