Nesër Kryesia e Kuvendit, vendos për mbajtjen e seancës ku do të votohet Qeveria e re

Kryesia e Kuvendit të Kosovës, do të mbaj mbledhje gjatë ditës së nesërme me fillim nga ora 10.

Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria për medie dhe marrëdhënie me publikun në kuadër të Kuvendit të Kosovës.

Në njoftim bëhet e ditur se do të jetë vetëm një pikë e rendit të ditës dhe ajo ka të bëjë me . Kërkesën e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Njoftimi i plotë:

Nga: Drejtoria për media dhe marrëdhënie me publikun

Për: Media

Lënda: Njoftim

Data: 2 qershor 2020

Dita: E martë

· Mbledhja e Kryesisë së Kuvendit

· Vendi: Salla C-301

· Koha: 10:00

​Rendi i ditës

1. Kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Njoftim lidhur me qasjen e mediave në mbledhjen e Kryesisë

Për shkak të situatës pandemike dhe masave për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave.

Pas mbledhjes, mediat dhe publiku do të njihen me vendimet e Kryesisë, nëpërmjet komunikatës dhe do të sigurohen pamje nga fillimi i mbledhjes.

Kërkojmë mirëkuptimin tuaj!