Takohen Meta e Thaçi, flasin për ekonomi e dialogun Kosovë-Serbi

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi.

Dy presidentët u dakroduan që të vazhdojnë bashkëpunimin mes dy vendeve me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, transmeton Fokusi.info.

“Kënaqësi të takohesha sot me Presidentin e Republikës së Kosovës, z.Hashim Thaçi.

Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”.

Meta theksoi që për Kosovën është me rëndësi që të vazhdohet dialogu Kosovë-Serbi, duke përfunduar me njohje reciproke.

“Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE.

Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës europiane të rajonit tonë. ”, ka shkruan ilir Meta.

Kujtojmë, që presidenti Thaçi po zhvillon një takim me liderët në Shqipëri.