Sot mbahet seanca e radhës ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Sot në Hagë do të mbahet seanca e radhës ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit do të mbahet më 24 mars në orën 11:00”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se seanca e fundit për çështjen e Thaçit dhe të tjerëve ishte mbajtur më 16 shkurt./Fokusi.info/