Kosnett: Kosova po u jep mundësi afganëve për të ndërtuar jetë të re

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, ka reaguar pas ardhjes së 111 refugjatëve afganë në Kosovë.

Ai u shpreh se Kosova u jep mundësi afganëve në krijimin e jetëve të reja.

“I nderuar që i shoqërova liderët kosovarë dhe ambasadorët e shteteve QUINT-it për ta mirëpritur grupin e parë të afganëve që janë evakuuar në Prishtinë.

Afganët shtëpinë e përhershme do ta kenë diku tjetër, por përkohësisht do të qëndrojnë në Prishtinë. Kosova nuk është duke shpëtuar jetë, ajo është duke u dhënë atyre mundësi për të ndërtuar jetë të reja”, ka thënë Kosnett në rrjetin social Facebook.