Nesër mblidhet Kryesia dhe mbahet seancë e jashtëzakonshme e Kuvendit

Për nesër, në orën 10 e 30 minuta është paralajmëruar mbajtja e mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 42 deputetëve për një seancë të jashtëzakonshme të legjislativit, në të cilën do të debatohet mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura.

Deputetët nënshkrues kanë kërkuar që Kuvendi të diskutojë mbi situatën e krijuar në arsim pas vendimit të SBASHK-ut për të refuzuar kompensimin e orëve të humbura, përkatësisht së paku 15 njësi mësimore gjatë grevës 3 javore ,nga 14 janari deri me 1 shkurt 2019.

Bëhet e ditur se pas mbledhjes së Kryesisë, në orën 11:00, Kuvendi pritet të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme në lidhje me refuzimin e SBASHK-ut që të kompensojë orët e humbura të mësimit gjatë grevës.