Nesër në mëngjes dita më e ftohtë e vitit

Ditëve të fundit në Kosovë po mbanë mot i ftohët dhe me reshje bore. Temperaturat po sillen rreth 0 e deri në minus 6 gradë.

Sot temperaturat minimale do të jenë minus 9 gradë, ndërsa ato maksimale 1 gradë.

Ndërkohë nesër pritet që të jetë dita më e ftohtë, ku temperaturat maksimale do të sillen rreth minus 3 gradë, ndërsa minimalja do të prek -18 gradë Celsius.

Webfaqja që merret me parashikimin e motit Accuweather.com ka parashikuar që temperatura nesër në mëngjes do të jetë -18 gradë Celsius.

Ky mot i ftohtë pritet që të përmirësohet gjatë ditëve të vikendit, përkatësisht nga dita e enjte.