Nesër mblidhet Kryesia e Kuvendit, ky është rendi i ditës

Nesër do të mblidhet Kryesia e Kuvendit të Kosovës në ora 11:00.

Përmes një komunikate dërguar mediave u bë i ditur rendi i ditës.

Rendi i ditës:

I. Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,

II. Përgatitjet për Seancë të re plenare:

1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,

2. Pyetjet parlamentare,

3. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme,

4. Ndryshimi dhe plotësimi i Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,

5. Shqyrtimi i parë i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Kodit nr. 04/L-123 të Procedurës Penale, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 06/L -091.

III. Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

Njoftim lidhur me qasjen e mediave

Të gjitha mediat e akredituara mund të marrin pamje në fillim të mbledhjes, duke respektuar masat për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19.