Nesër në të gjitha shkollat, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së

Me rastin e 22 vjetorit të rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari, Familjes Jashari, dëshmorëve të kombit si dhe të gjithë të rënëve për liri, Qeveria e Republikës së Kosovës me datat 5, 6 dhe 7 mars, organizon manifestimin ”Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës’’.

Përmes një njoftimi, MASHT ka thëne se me datën 5, ora e parë e mësimit do t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së.

“Bazuar në programin e Qeverisë së Kosovës për shënimin e 22 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, MAShTI kërkon nga të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës që, nesër (e enjte), 5 mars 2020, ora e parë e mësimit t’i kushtohet Epopesë së UÇK-së”, thuhet në njoftimin e MASHT-it.