Nesër përkujtohet dëshmori Sylejman N. Jashari

Nesër më 22 prill ora 12, përkujtohet në vendin e rënies së tij, dëshmori Sylejman N. Jashari.

“Sylejman N. Jashari ka rënë në moshë të re duke luftuar në vijat e frontit në Prapashticë të Gollakut. Në orën 12:00, më 22 prill bëjmë homazhe tek vendi i rënies në Prapashticë. Lavdi veprës dhe heroizimit tuaj”, ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook”, nënkryetari i OVLUÇK-së, Migjen Shala.