“Nesër, shansi me u dhënë fund krekosjeve e kalkulimeve politike, refuzimet e takimit tregojnë klasë politike joserioze”

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të pres në takime të ndara liderët institucionalë dhe politikë të vendit.

Thaçi pritet që me ta të diskutojë për çështje të ndryshme të interesit shtetëror pas zhvillimeve të fundit.

Profesori universitar si dhe analisti, Rrahman Paçarizi deklaroi se nesër është shansi që t’i jepet fund krekosjeve politike e populiste, transmeton Indeksonline.

Ai tha se nesër është shansi që kryeministri Albin Kurti t’i tregojë presidentit Thaçi se pse e zgjodhi këtë metodë të heqjes së taksës dhe si t’i qasen dialogut dhe se nesër Ramush Haradinaj duhet t’i tregojë Thaçit pse nuk duhet hequr tarifa.

Madje Paçarizi tha se nesër Thaçi duhet t’i tregojë të gjithëve se pse duhet të hiqet taksa dhe cilat janë garancitë amerikane për marrëveshjen finale me Serbinë.

Postimi i plotë:

Neser qenka shansi me u dhane fund krekosjeve e kalkulimeve politike e populiste.

Neser Ramushi duhet me i kallxu Hashimit pse nuk duhet me heqe tarifen dhe çka me be me dialogun;

Neser Albini duhet me i tregu Hashimit pse e ka zgjedhe kete metode te heqjes se tarifes dhe si me iu qase dialogut;

Neser Isa duhet me i tregu Hashimit pse duhet heqe tarifa sipas kerkeses amerikane dhe cka me be me dialogun;

Neser Fatmiri duhet me i kallxu Hashimit qarte se cka mendon per heqjen e tarifes dhe per dialogun;

Neser Kadriu duhet me i kallxu Hashimit a i ka te njejtat llafe per pezullimim e tarifes dhe si me iu qase dialogut dhe opozitarizmit;

NESER HASHIMI DUHET ME IU TREGU TE GJITHEVE E NE FUND EDHE NEVE PSE DUHET ME E HEQE TARIFEN DHE CILAT JANE GARANCITE AMERIKANE PER MARREVESHJEN FINALE ME SERBINE.

Çkado tjeter ne takimet e neserme, qofte edhe refuzimet eventuale kishin me kallxu se kemi klase politike shume joserioze dhe te papergjegjshme, qe do me thene se s’na duhen as per rend mullini.