Tahiri: Punëtorët e shtetit sot u fyen nga Qeveria

Pagat për muajin shkurt në sektorin publik kanë dalë sipas vlerës së koeficientit të përcaktuar me Ligjin për buxhetin e këtij viti.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri tha se shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan.

“Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën. Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion”.

Postimi i plotë i tij:

Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga.

Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën.

Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion.

Turp!