Policia jep detaje pasi u dogj shtëpia e nipit të dyshuar për vrasjen dajës në Lipjan

Të shtunën rreth orës 01:45, një shtëpi në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Lipijan, është kapluar nga zjarri.

Lajmin për Klan Kosova e ka konfirmuar zyrtari i Policisë për Informim, Bajram Krasniqi.

“Më 04.01.2020, rreth orës 01:45, policia është njoftuar për një zjarr në rrugën ‘Lidhja e Prizrenit’ në Lipijan, në vend ngjarje ka dalë policia dhe zjarrfikësit. Bëhet fjalë për zjarr në një shtëpi. Rasti është duke u trajtuar nga policia”.

Shtëpia në fjalë është e personit që muaj më parë dyshohet se vrau dajën e tij për shkak të një mosmarrëveshje pronësore.

Për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje, klikoni në linkun e mëposhtëm.

Digjet shtëpia e nipit që dyshohet se vrau dajën e tij në Lipjan (VIDEO)