Nesër zhvillohet mbledhja e radhës e Qeverisë Hoti

Qeveria e Kosovës do të zhvillojë nesër mbledhjen e radhës.

Kjo mbledhje pritet të fillojë në ora 09:00. Në njoftimin për media nuk janë bërë të ditura pikat që do të diskutohen.

Përpos mbledhjes së Qeverisë, kryeministri i vendit Avdullah Hoti do të takojë nesër shefin e ri të zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Agjendja e plotë e Hotit për nesër:

1.Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 09:00

2. Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e Shkollës Fillore të Mesme të Ulët ” Haradin Bajrami”.

VENDI: Magure, Lipjan
KOHA:10:00

3. Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim njoftues shefin e ri të Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

VENDI: Ndërtesa e Qeverisë
KOHA: 11:30 (Vetëm pamje)