“New Born”shumë shpejt me pamje të re, mbi 22 mijë euro jepen për tender

Obelisku “New Born”, shumë shpejt do të ketë një pamje të re.

Lidhur me këtë, komuna e Prishtinës ka finalizuar një kontratë të re ditë më parë, shkruan Indeksonline.

Për ndërtimin e bazës së monumentit “New Born”, fillimisht janë ndarë 23.532,74 euro.

Në njoftimin e prokurimit bëhet e ditur se tenderi në fjalë komunës së Prishtinës i ka kushtuar hiç më pak se 22.245,36 euro.

Vlen të kujtojmë faktin se tashmë është bërë zakon që thuajse për çdo përvjetor të pavarësisë, “New Born”, të merr pamje tjetër.