Incident gjatë fjalimit të Kurtit: Aktivistja e PSD-së futet në sallë duke fishkëlluar dhe gjuajtur letra

Gjatë fjalimit të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në konferencën për rini, një vajzë ka hyrë brenda dhe në drejtim të Kurtit ka fshikulluar duke gjuajtur disa letra me mbishkrime në to.

Vajza u largua menjëherë nga sigurimi i kryeministrit.

PSD ka konfirmuar se personi në fjalë ishte aktiviste e PSD-së. /Lajmi.net/