Sulmohet punëtori në një lokal në Lipjan, pranga shtetasit të huaj

Një person ka raportuar në stacionin policor të Lipjanit se derisa ka qenë duke punuar në një lokal, persona të panjohur e kanë sulmuar për motive ende të panjohura.

Rasti ka ndodhur të enjten mbrëma në qendër të Lipjanit.

Në lidhje me rastin është arrestuar një shtetas i huaj dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt.

Hetimet përkitazi me sulmin ende po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë.