Nga 1 janari rregulla të reja për bizneset/ Ja çfarë rrezikojnë nëse nuk japin kuponin tatimor!

Ministria e financave ka hartuar disa rregulla të reja për bizneset, që do të aplikohen nga 1 janari i 2020. Penalitetet për të gjithë ata biznese që nuk lëshojnë kuponin tatimor do të jenë më të rënda.

Ligji parashikon që nëse një biznes nuk ka dhënë kuponin tatimor për një shërbim, gjoba të jetë dyfish më e lartë nga sa është tani. Pra nga 50 mijë në 100 mijë lekë.
Ndërsa, për shkeljet e përsëritura, gjobat dy-fishohen dhe biznesi mbyllet për 30 ditë.

Gjithashtu në paketën fiskale 2020 dy-fishohen gjobat edhe për konsumatorët që nuk marrin kuponin tatimor ose refuzojnë ta tregojnë atë te administrata tatimore, nga 1 mijë lekë që është aktualisht në 2 mijë lekë.