5 persona të lënduar në një aksident të rëndë në dalje të Prishtinës

5 persona janë lënduar në një aksident trafiku sonte në orët e mbrëmjes në Çagllavicë të Prishtinës.

Në të u përfshin katër vetura.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë për rajonin e Prishtinës.

Si pasojë e aksidentit, sipas saj, dëme materiale u është shkaktuar edhe tri lokaleve private, një Furrë Buke dhe dy Markete.

“Sot rreth orës 19:00 në Rreth-rrotullim të Qakllavicës, ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të katër (4) automjeteve, dy nga to kanë qenë në lëvizje ndërsa dy të parkuara. Si pasojë e aksidentit 5 persona kanë pësuar lëndime, si dhe janë dëmtuar tri (3) lokale private (një Furrë Buke dhe dy Markete)”, ka thënë Ahmeti.

Ahmeti ka bërë të ditur po ashtu se njësitë e nevojshme policore janë duke u merrur me rastin.