Nga 147 persona me të cilët erdh dje 26 vjeçari nga Gjilani, veç 9 u dërguan në karantinë

Kosova është tronditur nga një rast tragjik që ndodhi pasditën e sotme tek Qendra e Studentëve në Prishtinë.

Tash e sa javë konviktet e studentëve janë shndërruar në karantinë për personat të cilët vijnë nga jashtë, vendim ky i Ministrisë së Shëndetësisë.

Por, një i ri, 26 vjeçar nga komuna e Gjilanit, në rrethana ende të panjohura, kërceu sot nga kati i 5-të i konviktit numër 7, ku më pas nga plagët e marran vdiq në QKUK.

I njëjti kishte ardhur dje nga Gjermania, saktësisht nga Stuttgart-i.

Indeksonline mëson se i riu që vdiq sot, kishte ardhur me një grup prej 147 persona, ndërsa vetëm 9 nga ta janë dërguar në karantinë.

Ministria e Shëndetësisë përmes një komunikate nuk ka dhënë detaje në lidhje me rastin, vetëm se kanë thënë se organet e drejtësisë dhe hetuesisë po kryejnë punën e tyre.