Nga 2014 deri më 2019 – Kjo është përqindja e rinumërimit të votave

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar sot kërkesën e Qendrës për Numërim dhe Rezultate për rinumërim e 530 vendvotimeve të tjera.

Kjo sipas, ish anëtarit të KDI-së, Albert Krasniqit, shihet se një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë.

“Një prej pikave më të dobëta të organizimit të zgjedhjeve në Kosovë mbetet nevoja për rinumërim të kutive të votimit, që kryesisht është pasojë e përpjekjeve të komisionerëve për të manipuluar me votat e kandidatëve”, ka shkruar Krasniqi.

Tutje ai ka shtuar se trendi i rinumërimit të votave ka shënuar rritje që nga zgjedhjet e vitit 2014, ku prej 19.59% ka arritur në 33.14%.

“Trendi i rinumërimit është në rritje nga zgjedhjet e vitit 2014, ku prej 19.59% ka arritur në 33.14% në zgjedhjet e fundit, e që mund të rritet ende pas shpalljes së rezultateve. Për të rritur besimin në zgjedhje, reforma zgjedhore duhet të marrë në konsideratë që votat e subjekteve politike të numërohen në vendvotime (për të pasur rezultatet më shpejtë), kurse votat e kandidatëve të numërohen në QNR për të evituar manipulimet”.