Nga e hëna pritet rritje e temperaturave, ky është parashikimi i motit

Nga e hëna pritet rritje e temperaturave, ky është parashikimi i motit – Demokracia

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka njoftuar se java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike.

Në njoftimin e IHMK-së thuhet se temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve, përcjell Fokusi.info.

“Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Java e fundit e stinës së dimrit do të vijoj me kushte më të qëndrueshme meteorologjike. Nga dita e mërkurë, vende-vende parashihen reshje. Temperaturat pos ditës së hënë do të shënojnë rritje, sidomos të atyre maksimaleve. Minimalet gjatë javës do të lëvizin ndërmjet -7 deri 1 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-15 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi verilindjes dhe jugperëndimit me shpejtësi 1-7 m/s./Fokusi.info/