Nga e hëna u lejohet dalja pa maskë atyre që ecin vet

Qeveria e Kosovës është duke  e mbajtur mbledhjen e radhës.

Në këtë mbledhje është rekomanduar nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia të lehtësohen disa nga masat të cilat janë vendosur në luftimin kundër pandemisë.

E njëra ndër to është edhe heqja e maskave në ambiente të hapura.