Nga këto komuna janë 353 rastet nga Covid-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka konfirmuar se 5 persona kanë humbur jetën nga Covid-19 dhe janë shënuar 353 raste të reja, shkruan Fokusi.info.

Gjithsej janë testuar 1 mijë e 642 persona.

Derisa bëhet me dije se rastet pozitive janë nga këto komuna:

Prishtinë 97 raste, Prizren 54 raste, Gjilan 28 raste, Pejë 27 raste, Mitrovicë 21 raste, Ferizaj 17 raste, Lipjan 15 raste, Fushë-Kosovë 14 raste, Klinë 12 raste, Podujevë 8 raste, Gjakovë 7 raste, Malishevë 7 raste, Shtime 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Skenderaj 5 raste, Vushtrri 5 raste, Kamenicë 4 raste, Obiliq 3 raste, Rahovec 3 raste, Deçan 2 raste, Dragash 2 raste, Suharekë 2 raste, Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kaçanik.