Rrahje në Prizren, arrestohen katër persona

Mbrëmë në qytetin e Prizrenit pas një mosmarrëveshje ka ndodhur një rrahje mes pesë personave.

Besohet që gjatë rrahjes janë përdorur mjete të forta.

Të lënduarit kanë pranuar tretman mjekësor. Ndërsa njësia policore ka arrestuar katër të dyshuar dhe me vendim të prokurorit katër prej tyre janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i pestë për shkak të gjendjes së tij të dehur nuk është intervistuar.