Nga kjo datë do merret vesh për efektivitetin e ilaçeve të përmendura kundër COVID-19

0
454

Rezultatet e para të testimit për trajtime të ndryshme të koronavirusit do të vihen në dispozicion më vonë këtë javë, tha të hënën Ministri Francez i Kërkimeve, Frédérique Vidal.

Testimet klinike të katër trajtimeve të mundshme filluan një javë më parë, dhe përfshijnë më shumë se 3000 vullnetarë në të gjithë Evropën, raporton CNN, përcjell lajmi.net.

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit dhe Kërkimit Mjekësor në Francë (INSERM), testet po analizojnë efikasitetin dhe tolerancën e opsioneve terapeutike për pacientët brenda një afati kohor të kontrolluar.

Katër medikamentet të cilat janë në testim e sipër janë: Remdesivir, Lopinavir-Ritonavir, Hydroxychloroquine dhe interferon-beta.