Nga sot mund të vaksinoheni edhe në shesin “Zahir Pajaziti”

Nga sot qytetarët mund të marrin vaksinën anti-COVID edhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, në Prishtinë.

Hapja zyrtare do të bëhet në orën 12:30, ka njoftuar Ministria e Shëndetësisë.

Me rastin e fillimit të vaksinimit në këtë pikë të pranishëm do të jenë ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, kryetari i Prishtinës Përparim Rama si dhe përfaqësues nga UNICEF-i, USAID-i dhe kontribuues të tjerë në procesin e vaksinimit kundër COVID-19 në Kosovë.

Vaksinimi kundër COVID-19 në Prishtinë, përveç në QMF-7 në lagjen Kalabria (ish-Emshir), në Qendrën Tregtare “Albi Mall” dhe në sheshin “Zahir Pajaziti”, së shpejti do të fillojë edhe në një pikë tjetër të re në Kodrën e Trimave në Prishtinë (QMF-2), thuhet në njoftimin e MSH-së./Fokusi.info/