Formohet klubi i motoristëve veteranë të UÇK-së

Sot në Prekaz u zyrtarizua formimi i klubit të motoristëve veteranë të UÇK-së raporton fokusi.info

Ceremonia e zyrtarizimit të klubit të motoristëve veteranë të UÇK-së, u mbajt në kompleksin e jasharëve në Prekaz, ku kryetar u zgjodh veterani nga Prishtina Bajram Gashi.

Në këtë ceremoni të formimit të klubit, fjalë përshëndetëse mbajtën përfaqësuesi i familjes jashari Bekim Jashari, kryetar i komunës së Skënderajt dhe Hysni Gucati, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, të cilët ju premtuan përkrahje./Fokusi.info/