Nga votat me kusht të numëruara deri më tani, Nisma i ka punët keq

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve po vazhdon numërimi i votave me kusht dhe votave të personave me nevoja të veçanta.

Numërimi i këtyre votave rëndësinë më të madhe e kanë pikërisht për koalicionin Nisma-AKR-PD, koalicion i cili po lufton “dhëmb për dhëmb” për kalimin e pragut prej 5%. Nisma është shumë afër këtij pragu, por numërimi i deritanishëm i votave me kusht e ka zbehur shumë shpresën e saj për kalim të këtij pragu.

Siç bëhet me dije nga QNR-ja deri më tani janë numëruar 10347 vote e Nisma nga këto ka marrë 496 vota, që i bie 4.79%.

Nëse vazhdohet me këtë trend Nisma-AKR-PD definitivisht mbetet jashtë Kuvendit të Kosovës.