Ngjarje e pazakontë: Indiani kafshohet nga gjarpri, hakmerret edhe ai por në të këtë mënyrë

Një indian i cili u kafshua nga një gjarpër e mori hakun e tij ndaj zvarranikut duke e kafshuar atë dhe duke e vrarë, tregon babai i protagonistit.

Raj Kumar, ishte duke qëndruar në shtëpi dhe duke e shijuar një pije të dielën, kur një gjarpër hyri në shtëpinë e tij dhe e kafshoi, tregon babai i tij.

“Një gjarpër e kafshoi. Kështu ai u kthe, e kafshoi gjarprin dhe e copëtoi” tregon Babu Ram.

Familja e dërgoi atë në spital, ku menjëherë lajmi u shpërnda në media, të cilat raportojnë se gjendja e tij ishte kritike. Gjarpri që e kafshoi raportohet të mos jetë helmues.

“Është shumë e çuditshme” tha doktori Raj Kumar, duke shtuar “Kam parë persona që vinë për të kërkuar ndihmi nga kafshimi i gjarprit por asnjëherë nuk ka ardhur dikush me gjarprin e ngordhur në çantë”, shkruan Daily Mail, transmeton Gazeta Express.