Ngjarje e rëndë në Novi Pazar: Vritet pronari i kompanisë ‘Selo Tours’, plagoset baxhanaku i tij

Mbrëmë në Novi Pazar në rrethana të paqarta është vrarë pronari i kompanisë ‘Selo Tours’, Selatin Janova, derisa raportohet se ka mbetur i plagosur baxhanaku i tij, shkruan Indeksonline.

Siç raporton televizioni serb A1 tv, personi i plagosur është me inicialet J.P dhe është dërguar në Spitalin e Përgjithshëm të Novi Pazarit me një plagë në këmbë dhe se është jashtë rrezikut për jetë.

“Një burrë me inicialet J.P është dërguar në departamentin e kirurgjisë me një plagë në këmbë dhe i janë bërë analizat e duhura. Ai është jashtë rrezikut për jetë”, i është thënë këtij televizioni për gjendjen shëndetësore, derisa ende nuk dihet autori që ka shtënë.

Dëshmitarët në vendin e ngjarjes i kanë thënë A1 se janë dëgjuar shumë të shtëna.