Ngjarje e rëndë në Spanjë, 4 të mitur gjejnë vdekjen nga një zjarr, dyshohet i qëllimshëm

Një ngjarje tragjike ka përfshirë Spanjën në orët e para të mëngjesit, ku si pasojë e një zjarri kanë gjetur vdekjen 4 të mitur dhe disa të lënduar. Burime nga mediat Spanjolle bëjnë me dije se zjarri mund të ketë qenë i qëllimshëm.

Zjarri shpërtheu rreth orës 4 të mëngjesit të sotëm në ndërtesën e banimit, në një lagje të quajtur As Travesas.

Një qendër rajonale e koordinimit të reagimit ndaj urgjencës e drejtuar nga qeveria tha në një postim fillestar në Tëitter: “Disa njerëz kanë humbur jetën dhe të tjerë janë lënduar nga flakët”.

Dyshohet se zjarri ishte vendosur nga një banorë në katin e parë të apartamentit.