Ngjarje e rëndë, vetura godet këmbësorin e gjuan disa metra lart (Foto)

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në komunën e Vitisë, ku një këmbësor ka marrë lëndime të rënda nga goditja e veturës.

Nga ky aksident që ka ndodhur në rrugën “2 korriku” në Viti, mësohet se këmbësori ka marrë lëndime të rënda.

Sipas dëshmitarëve, vetura ka qenë duke lëvizur me shpejtësio të madhe dhe kur këmbësori është goditur ai disa metra ka fluturuar në ajër.

“Po ka qenë pamje e tmerrshme. Këmbësori ka fluturu kur është goditur, sepse shpejtësia e veturës ka qenë e madhe. Ai kur ka rënë në tokë edhe është shkelur nga vetura”, ka thënë një dëshmitar.

FaktePlus mëson se personi i lënduar tashmë po merr trajtimin mjekësor dhe gjendja e tij është e rënduar.

Ndërkaq, njësitet patrulluese të Policisë së Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin./FaktePlus