Ngjarje tragjike/ 15 vjeçarja shqiptare humb jetën në një aksident në SHBA

Një 15-vjeçare shqiptare humbi jetën të shtunën në mbrëmje në Montreal ndërsa u përpoq t’i vinte në ndihmë një shoferi të dëmtuar, në një garë makinash.

Sipas mediave lokale, Veronika Gashi së bashku me një mikun e saj po merrnin pjesë në një garë me makina të modifikuara, teksa panë dy automjete të përplaseshin. Në përpjekje për t’i ardhur në ndihmë, makina e vajzave u përplas nga një automjet tjetër garash. Sipas raportit të policisë, ngjarja ndodhi rreth orës 6.30 pasdite.

E përshkruar si një vajzë studiuese, Veronica mund të ketë qenë në vendin e gabuar në kohën e gabuar, shkruajnë mediat vendase.

“Mikja e saj Charbel Saliba mendohet të ketë arritur të tërheqë trupin e Veronica nga automjeti pak para se të digjej,” tha shoqja e ngushtë e familjes Gashi Isabelle Collin.

“Ajo u largua aq herët për të shkuar në punë të Shtunën në mëngjes sa që unë nuk pata rastin as të them lamtumirë”, thotë motra e saj Laura Gashi.

“Unë dua që ajo të kujtohet si një person i bukur dhe i fortë që dinte të zinte vendin e saj”, shton shoqja e saj 15-vjeçare, Raphawlle Grimard.