Ngjarjet e ditës: 12 mars 2018

0
351

9:30
Qendra për Arsim e Kosovës prezanton raportin “Zbatimi i Planit Strategjik të Arsimit në
Kosovë”. Marrin pjesë ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi; shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova etj. (Hoteli “Swiss Diamond”, Prishtinë)

10:00
Komisioni parlamentar për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Medie mban mbledhje. Shqyrtohet Projektligji për Prishtinën; si dhe propozimet për hartimin e draftligjit për RTK-në. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302)

10:00
Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës publikon raportin “Nga fjalët në vepra? Monitorimi i reagimit institucional ndaj dhunës me bazë gjinore në Kosovë”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë)

10:00
Demokraci Plus në bashkëpunim me Insajderin organizojnë tryezë diskutimi rreth sigurisë së gazetarëve dhe hapave institucionalë që po ndërmerren në zbulimin dhe ndjekjen penale të personave që kërcënojnë apo sulmojnë gazetarët gjatë kryerjes së punës së tyre. (Hotel “Sirius”)

11:00
Promovohet romani “D11” i Driton Smakajt. Rreth romanit do të flasin Emin Kabashi, Reshat Sahitaj e Begzad Baliu. (Biblioteka Kombëtare në Prishtinë)

11:50
Ndihmës-sekretari i Shtetit të ShBA-së për Çështje Evropiane dhe Evroaziatike, Wess Mitchell, takohet me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi. Pas takimit mbahet konferencë për medie. Mediet duhet të jenë në aeroport në ora 11:00. (Aeroporti i Prishtinës , Zona VIP)

14:20
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Wess Mitchell, takohet me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj. Mediet mund të marrin pamje në fillim të takimit. (Zyra e Kryeministrit)

18:00
VentureUP dhe Qendra Kosovare për Studime Gjinore organizojnë diskutimi me gra ndërmarrëse me temën “Gratë dhe Ndërmarrësia në Kosovë. Flasin Vesa Gashi – CEO e Finesë; Rina Malsori – Frutti dhe
Drenusha Shala – Baruti.(Auditoriumi, ish-Instituti i Historisë)

20:00
Teatri ODA shfaq komedinë
“Lufta e Tretë Botërore”. (Teatri ODA)