Ngjarjet që janë paralajmëruar për ditën e sotme

Sot është e martë, 19 mars dhe për ditën e sotme janë paralajmëruar këto ngjarje:

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë luftës mban takim me ish-presidenten Atifete Jahjaga dhe ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica. (Zyrat e Komisionit, ora 10:00)

Mbahet takimi i Komisionit Ad-hoc për përpilimin e Kodit për rregullimin dhe menaxhimin e fushatës dhe benificioneve nga sigurimi social. (Kuvendi i Kosovës, salla N 204, ora 10:00)

Instituti Demokratik i Kosovës publikon gjetjet e raportit nga monitorimi i kontratave për furnizim me material shpenzues për Hemodializë për vitin 2018. (Qendra e konferencave “Orion”, ora 10:00)

Zhvillohet aktiviteti inaugurues “Kampione e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm”. (Hapësirat e përbashkëta të OKB-së, pranë Ministrisë së Shëndetësisë, ora 10:00)

Rrjeti i Grave të Kosovës mban takimin “Fuqizimi i pjesëmarrjes së grave në politikë”. (Hotel “Sirius”, ora 11:00)

Promovohet romani “Rrota e ujit” i autores Resmije Kryeziu. (Kolegji AAB, ora 12:00)

Oda e Afarizmit të Kosovës mban konferencë lidhur me udhëzimet administrative të cilat janë në mospërputhje me Ligjin për minierat dhe mineralet. (Zyrat e OAK-së, ora 13:00)

Mbahet mbledhja e rregullt e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

Ambasadori Kosnett do të vizitojë Zyrën Kombëtare të Auditimit të Kosovës. (Lokalet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, ora 15:10)

Mbahet stërvitja e Përfaqësueses së Kosovës. (Stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 17:00)